E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Benitez, tashmë është zyrtare

Spanjolli ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare dhe do të përfitojë rreth katër milionë euro në sezon. Të martën në orën 12:00 është programuar konferenca e parë e shtypit në Apiano Xhentile. “Interi i uron mirëseardhjen Rafael Benitezit. Me kënaqësinë e të dyja palëve është arritur marrëveshja që e lidh teknikun spanjoll me klubin deri në 30 qershor 2012”, thuhet në njoftimin e Interit.

Zgjidhja e çështjes së trajnerit do të thotë se tashmë klubi nga Milano mund të veprojë në merkato. Para se të pranojë ofertën e zikaltërve, Benitezi ka kërkuar që tre nga elementët aktualë, të mos lëvizin nga ekipi: Zaneti, Milito dhe Shnajder. Tashmë emri që prflitet më tepër është Havier Maskerano, një nga të besuarit e teknikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›