Dëme mbi 25 mijë €

Stadiumi i Prishtinës ka pësuar goxha shumë dëme materiale, si pasojë e sjelljeve vandale të tifozëve në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, që është zhvilluar të dielën e kaluar në kryeqytet ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit (2:1).
Në atë takim, tifozët e Vëllaznimit, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’, pos tjerash, thyen edhe një numër të madh karrigesh të tribunës lindore, të cilët më pas u hodhën në fushën e blertë, me ç’rast Policia e Kosovës u detyrua t’i largojë gjakovarët nga stadiumi.
Organizator i asaj ndeshjeje finale ishte Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila e ka formuar një komision të vetin për verifikimin dhe vlerësimin e dëmit të cilin e ka pësuar stadiumi i kryeqytetit, respektivisht klubi i Prishtinës. Krahas FFK-së, një komision të njëjtë e ka formuar edhe klubi bardh e kaltër.
Të dyja këto komisione të mërkurën kanë dalë në teren dhe i kanë identifikuar dëmet, por vlerësimi përfundimtar i tyre ende nuk është nxjerrë bashkërisht nga të dyja këto komisione.
Mirëpo, zyrtarët e klubit prishtinas thonë se, sipas parashikimeve të para të tyre, stadiumi i qytetit ka pësuar dëme në vlerë prej mbi 25 mijë euro.
“Janë shkatërruar gjithsej 942 ulëse. Shumica në tribunën lindore ku kanë qenë tifozët e Vëllaznimit, kurse rreth 100 janë shkatërruar në tribunën perëndimore ku kanë qenë tifozët prizrenas. Po ashtu janë grisur 55 flamuj të Prishtinës dhe rrethoja e fushës është shkatërruar. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe dy bankinat e futbollistëve rezervistë, derisa është shkatërruar edhe mbuloja që çon në zhveshtore”, deklaroi për Express nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi.
Sipas tij, vënia e një karrigeje të re kushton prej 12 deri në 13 euro, derisa një flamur i atillë çfarë janë grisur në atë ndeshje kushton rreth 35 euro. Sipas Muçiqit, vetëm rregullimi i bankinave të ekipeve kushton rreth 6 mijë euro.
“Ende nuk e kemi nxjerrë vlerësimin bashkërisht me komisionin e FFK-së. Por, sipas parametrave dhe parashikimeve tona, dëmi i shkaktuar kap vlerën prej 25 mijë e deri në 30 mijë euro”, theksoi Muçiqi.
Ai thotë se klubi i tij shpreson që vlerësimi i dëmeve të nxirret sa më shpejt, pasi Muçiqi pohon se ai me kolegët e tij nuk duan ta lënë ‘shtëpinë’ e tyre në gjendje të mjerueshme.
Në anën tjetër, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, nuk ka folur rreth vlerësimit të përafërt të dëmeve të shkaktuara. Por, ai paralajmëroi se faturat do t’i paguan Vëllaznimi dhe Liria.
“Ende nuk është bërë vlerësimi, por vetëm identifikimi i dëmeve. Ato dëme nuk i ka shkaktuar as Federata e as Prishtina, prandaj faturat do t’i kryen Vëllaznimi dhe Liria, varësisht se tifozët e cilit ekip i kanë bërë, apo sa kanë bërë dëme”, deklaroi Salihu për Express.
Ndërsa pas inicimit të procedurës disiplinore nga Komisioni i Garave, Vëllaznimi pritet t’i shqiptohet një dënim nga Komisioni i Disiplinor për sjelljet vandale të tifozëve të tij.