E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti-Milan, festival golash në Kupën “Audi”

Festival golash ka pasur në ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Milanit, e vlefshme për Kupën “Audi”, që zhillohet në Gjermani. Për 43 minuta lojë të pjesës së parë, janë shënuar plot 8 gola. Interesant është fakti që Siti ka shënuar pesë herë rresht deri në minutën e 36-të, me anë të Silvës, Riçards, Kolarov dhe dy herë Xheko. Pastaj në harkun kohor të 6 minutave Milani shënon tri herë, ku El Sharaui 2 herë dhe Petanga shkurtojnë diferencën. Por vetëm kaq. Në pjesën tjetër të lojës nuk shënohet më, duke e mbyllur takimin në 5-3. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij trofeu, ajo mes Bajernit dhe Sao Paolos ka përfunduar me fitoren e të zotëve të shtëpisë, me rezultatin 2-0. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë, fillimisht Manxukiç dhe më pas Veiser kanë mbyllur me sukses ndeshjen e parë. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera, fillimisht, në orën 18:15 do të zhvillohet sfida Milan-Sao Paolo, ndërsa në 20:30 do të luhet ndeshja Bajern Mynih-Mançester Siti, që është edhe takimi më i bukur i Kupës “Audi”, një trofe jo vetëm moral, por edhe me vlera të mëdha financiare për fituesin. Bajerni humbi në Superkupën e Gjermanisë dhe kërkon patjetër të fitojë këtë trofe. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›