Falimenton reperi DMX
SHBA - Reperi dhe aktori amerikan, DMX, ka shpallur falimentimin pasi nuk ka mundur të paguajë 1.24 milion dollarë për mbështetjen e fëmijëve dhe 21.000 dollarë për kredinë e një makinë – njofton “Wall Street Journal”.
42-vjeçari DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, është shpallur i falimentuar pasi ka rezulton të jetë 50.000 dollarë në minus dhe ka dështuar të paguajë detyrimet e lartpërmendura.
Përfaqësuesi i tij, Domenick Nati, ka thënë se menaxhimi i keq i financave të reperit e ka çuar atë në këtë gjendje. Megjithatë, ai ka shtuar se DMX planifikon një turne në Evropë dhe Afrikë për vjeshtën këtij viti në mënyrë që ekonomia e tij të rimëkëmbet
Për më keq, DMX është arrestuar javën e kaluar në South Carolina me dyshimin se drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit dhe pa leje drejtimi.
Që kur u bë i famshëm në vitin 1996, këngëtari është arrestuar shumë herë, për thyerje të ligjit, duke përfshirë shkeljen e rregullave të qarkullimit, posedimin e drogës, për sulm fizik, falsifikim të identitetit etj.
(er.nu/tg/BalkanWeb)