E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Metalurgut: Fitojmë pa problem

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Metalurg Donjeckut, Juri Maksimov, jo vetëm që ka deklaruar se turin do ta kalojë pa problem, por do t'i fitojë të dyja ndeshjet. "Do të fitojmë në Tiranë dhe po ashtu edhe në kthim. Nuk është çështje mendjemadhësie, por ekipi ynë nuk duhet ta diskutojë fitoren. E respektojmë kundërshtarin, që ka bërë një ecuri shumë të mirë, por përballë nesh e ka të pamundur. Metalurgu duhet të jetë në grupe të Ligës së Europës", - është shprehur Maksimov.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›