E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kërkon lirimin e menjëhershëm të ish presidentit egjiptian, Morsi

31-07-2013 / Gazeta 55

Mobilizimi i Vëllezërve Myslimanë po ndikon në Europë më shumë se sa pushteti i ri në Kajro. Ndërsa mbështetësit e presidentit Morsi vazhdojnë të mbushin sheshet kryesore të kryeqytetit, Franca për herë të parë ka bërë apel për lirimin e të burgosurve politikë duke filluar që nga ish presidenti Morsi.
Janë me mijëra manifestuesit që vazhdojnë të akuzojnë ushtrinë për masakrën e të shtunës së kaluar ku mbetën të vrarë 70 protestues.
Një ditë më parë ish presidenti që u largua me një grusht shteti është takuar me shefen e diplomacisë europiane Ketrin Eshton e cila ka refuzuar të japë detaje përveç faktit se Morsi ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë zëvendëspresidenti egjiptian El Baradei ka përjashtuar çdo mundësi që Morsi të marrë pjesë në procesin demokratik të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›