E Diel, 1 Nëntor 2026

Siti, PSG, Juve, Bajern, të tria në një grup?!

Gazeta Shqip

Rritet tensioni përpara shortit të Ligës së Kampionëve, të mëdhatë mund të sfidojnë njëra-tjetrën

Të enjten mbrëma, të gjithë do ti kenë ngulitur sytë drejt Monakos, aty ku do të hidhet shorti i ndarjes në grupe të ekipeve pjesëmarrëse në 1/32-at e Ligës së Kampionëve. Gjithçka do të nisë në orën 18:00, ku do të përzihen goglat për të ndarë grupet. Ekipet që nuk mund të takohen me njëra-tjetrën janë: Bajern Mynih, Barcelona, Mançester Junajtid, Real Madrid, Arsenal, Porto, Milan dhe fituesi i fundit i këtij trofeu, Çelsi, skuadra që do të jenë koka grupesh. Megjithatë, grupi i Bajernit mund të jetë më i vështiri, pasi nga skuadrat që do të renditen në vazot 2, 3 dhe 4 mund që kundërshtarë të ketë Mançester Sitin, PSG-në dhe Juventusin. Grup ky që do të jetë shumë sfidues. Këtë vit, ashtu si edhe në të tjerët që kanë shkuar, do të ketë dy skuadra debutuese, si Malaga dhe fituesit e kampionatit danez, Nordsjaelland. Gjithashtu surpriza e këtij sezoni janë francezët e Montpeliesë, të cilët kanë fituar titullin Kampion. Lista përfundimtare e ekipeve që do të marrin pjesë në short u përpilua mbrëmë, pasi po luhej raundi i fundit i play-off-it. Numri i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë ashtu si në vitet e shkuara, pra 32. Ndërsa ndarja në vazo është bërë në bazë të koeficientit që ka kampionati ku luajnë skuadrat, gjithashtu dhe nga pikët që kanë fituar në renditje. Do të jenë tetë grupe, ku secili prej tetë grupeve ka një ekip kokë grupi, ndërsa me rregullore nuk lejohen dy ekipe të një vendi të ndodhen në të njëjtën vazo, kështu Bajern nuk mund të ndeshet me Dortmundin. Java e parë e takimeve në grupe do të luhet në datat 18-19 shtator, ndërsa takimi final do të luhet në Uembli në datën 25 maj të vitit të ardhshëm.

Siti, PSG, Juve, Bajern, të tria në një grup?! burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›