E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta, lojtari më i mirë i vitit në Europë

Gazeta Shqip

Andres Iniesta ka fituar çmimin Lojtari më i mirë i vitit në Europë për sezonin 2011-2012.

Çmimi që jepet nga UEFA i është dorëzuar lojtarit spanjoll në Monte Karlo pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Barcelonës fitoi Euro 2012 me Spanjën dhe ky titull e ndihmoi të merrte çmimin para argjentinasit Leo Messi dhe portugezit Cristiano Ronaldo. Edicioni i parë i këtij çmimi u fitua pikërisht nga Messi, vitin e kaluar.

Lojtari më i mirë i vitit UEFA zgjidhet me votat e 53 gazetarëve, një nga secili vend federata e të cilit bën pjesë në UEFA.
30 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Iniesta, lojtari më i mirë i vitit në Europë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›