E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti i Champions League, D grupi i “ferrit”

Grupi D është grupi i “ferrit” në Ligën e Kampionëve. Në shortin e hedhur në Monaco janë mësuar të çiftet e grupeve në Ligën e Kampionëve.
 

Real Madrid do të takohet me Manchester City, Dortmundi dhe Ajaxi në grupin D. Barcelona është në një grup me Benfikën, Celtikun, dhe Spartak Moskën.
 

Bayerni kanë patur fat në short duke rënë një një grup me skuadra jo aq të njohura si, Lille, Bate Borisov e Valencia.
Edhe Manchester United nuk pritet të ketë probleme me skuadrat si Braga, Galatasaray e Cluj. Kampioni aktual, Chelsea do të ketë

Juventusin si kundërshtarin më të fortë në grup ndërsa aty janë edhe Shakthar Donetsk e Nordjaelland.Milani do të jetë përballë skuadrave si Malaga, Anderlecht e Zenit.

Fatos Beqiraj e Arjan Ademi do të luajnë përball “milionave” të PSG-së, ndërsa në grup janë edhe Dinamo Kiev e Porto. Arsenali nuk pritet të ketë probleme përball Shcalkes, Olympiacosit dhe Montpellierit.

Ja të gjitha grupet e Champions League:

Grupi A: Porto, Dinamo Kiev, PSG, Dinamo Zagreb

Grupi B: Arsenal, Schalke 04, Olympiakos, Montpellier

Grupi C: Milan, Zenit, Anderlecht, Malaga

Grupi D: Real Madrid, Manchester City, Ajax, Borussia Dortmund

Grupi E: Chelsea, Shakhtar Donetsk, Juventus, Nordsjelland

Grupi F: Bayern Munchen, Valencia, Lille, Bate Borisov

Grupi G: Barcelona, Benfica, Spartak Moska, Celtic

Grupi H: Manchester United, Braga, Gallatasaraj, Cluj
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›