E Diel, 1 Nëntor 2026

Transfertat e fundit në futbollin europian

Drejtuesit e klubit gjerman Schalke njoftuan sot se janë shumë afër ujdisë me Barcelonën rreth huazimit të holandezit Ibrahim Afelay.

“Bisedimet tashmë kanë avancuar dukshëm dhe shpresoj që Afelay do të jetë përforcimi ynë i ri në Ligën e kampionëve, tha drejtori sportiv i klubit gjerman Horst Held.

Sipas televizionit italian Sky sport, futbollisti brazilian i INterit, Douglas Maicon ka kaluar në Mancehester City. Sipas këtij burimi, Maicon ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa transferi i tij është bërë për 4 milionë euro, por Interi mund të fitojë më shumë nga kjo shitje, në varësi se sa lojë do t`i luajë ai për klubin e Manchesterit.

Interi dëshironte ta shiste malconin për shkak se atij brendsa një viti i skadonte kontrata dhe do të mund të ikte ku të dëshironte pa kurrfarë kompensimi.

Nga zhvillimet e tjera në tregun e futbollit, që përfundon nesër mbrëma në mesnatë, është shumë interesant edhe kalimi i mundshëm i Fernando Llorentes nga Bilbao në Liverpool.

Ky sulmues i shkëlqyeshëm nuk gjendet në ekipin e Athletic Bilbaos që nga fillimi i sezonit pasi po përpiqet të ndërrojë mjedis, kurse çmimi blerës i caktuar me klauzolë për të është 30 milionë funte (afro 35 milionë euro).

Mirëpo, për të kaluar Llorente në ekipin anglez më parë duhet të shitet Andy Caroll. Mbetemi në ishull, ku flitet se Arsenali dëshiron ta transferojë Edin Xhekon e Manchester Cityt. Arsenali tashmë ka një buxhet të lakmueshëm pasi shiti van Persien në Manchester United dhe Alex Songan në Barcelonë. .

Ndërkaq, internacionalisti bullgar, Dimitar Berbatov, i cili shihej i sigurt për kalim në Fiorentinë, duket se ka ndërruar mendje në momentet e fundit, duke refuzuar edhe Juventusin, për të kaluar në klubin londinez Fulham.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›