Siti, çmenduri për Murinjon
Njëqindeshtatëdhjetë mijë sterlina në javë, ose më shumë se 207 mijë euro në shtatë ditë, gati 11 milionë në vit. Kjo është shifra që pretendon të marrë Kristiano Ronaldo nga Mançester Junajted, pas "Jo"-së për Realin e Madridit. Lajmi bëhet i njohur nga tabloidet angleze.
Kushti - "Daily Mirror", kërkesën e çmendur të Ronaldos e vë në gojën e Horge Mendes, agjentit të portugezit. "Daily Sport" e titullon gjithë faqen e parë: "Ronaldo kërkon £170,000 në javë!", dukë shkarkuar çdo përgjegjësi mbi portugezin, ndërsa "The Sun" zgjedh një version, që mund të kënaqë të gjithë, duke shpjeguar se "As"-i i Junajtid do të shikojë rrogën e tij të rritet vetëm nëse do të demonstrojë besnikëri totale për klubin dhe do t‘u japë fund njëherë e përgjithmonë të gjitha ëndrrave të tij spanjolle.
Tratativat - Gjithsesi, Mendes do të takojë drejtuesit e klubit dhe do të fillojë tratativat për një kontratë të re, por administratori i deleguar, Devid Gill, duket se nuk është i këtij mendimi, pasi Ronaldo e ka tashmë një kontratë (të firmosur në 2007-ën për 5 vite) dhe është goxha e majme (rreth 120000 sterlina në javë, baras me 146000 euro). Ndërsa një rritje kaq e madhe e rrogës së tij mund të krijojë probleme brenda skuadrës, nga që edhe Rio Ferdinand e Uein Runi mund të kërkojnë rritje të rrogave të tyre.
Çmenduri për "Mou" - Me termin çmenduri mund të etiketohet më mirë oferta prej 15 milionë sterlinash në vit (pak më shumë se 18,3 milionë euro), të cilën sheiku, pronar i Mançester Sitit, Mansour Bin Zayed Al Nahyan, ia ka bërë Hoze Murinjos për të marrë postin, që sot e ka Mark Hughes. Lajmin e ka shkruar dje "The Sun", sipas të cilës, ideja për të marrë portugezin në vend të trajnerit aktual qarkullonte në sferat e larta të shoqërisë që prej të paktën pesë javësh dhe ka gjetur edhe tashmë konsensusin e ortakëve arabë. Gjithmonë sipas tabloidit, Murinjo nuk është shumë i lumtur për mënyrën se si po i shkojnë gjërat në Itali dhe mund të ndihet i mërzitur për mungesën e pasionit të tifozëve dhe për sjelljet e ashpra në drejtim të tij nga ana e shtypit. Një lamtumirë eventuale nga Interi në janar jepet si një gjë e pamundur, ndërsa në qershor do të ishte më e mundshme. Por Siti duket se ka ndërmend ta presë shtatë muaj. Gjithsesi, të hënën Hughes ka rikonfirmuar besimin e drejtuesve, por pa marrë një garanci tjetër për të ardhmen.