"6 vite burg për Luçiano Moxhin"
Prokurori i procesit "Gea", Luka Palamara, ka kërkuar 6 vite burg për Luçiano Moxhin, 5 për Aleksandro Moxhin, tre vite dhe 6 muaj për menaxherin Franco Zavaglia, tashmë administrator i deleguar i "Gea"-s, një vit e 4 muaj për Davide Lipin, djalin e trajnerit aktual të Kombëtares së Italisë, dy vite dhe katër muaj për Françesko Çeravolo, tetë muaj për Paskuale Galon (këta të fundit bashkëpunëtorë të dy personave të familjes Moxhi. Seanca tjetër e këtij gjyqi është parashikuar për në muajin janar.