E Diel, 1 Nëntor 2026

Federatat protestojnë kundër MTKRS-së

Më pak se gjashtë muaj më parë, një konflikt mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe MTKRS-së, do të bënte që UEFA e FIFA të përjashtonin Kombëtaren tonë nga aktivitet ndërkombëtaren dhe më vonë ministria të dorëzohej para presioneve të ndërkombëtarëve të futbollit. Historia përsëritet tashmë gjashtë muaj më vonë. Protagoniste është sërish MTKRS, ndërkohë që kanë ndryshuar aktorët e tjerë, të cilët këtë herë janë shumë. Bëhet fjalë për konfliktin më të ri, që ka lindur për shkak të një urdhri të MTKRS-së për zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha federatat e tjera. Këto të fundit e kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke e quajtur si shkelje të pavarësisë së tyre. "Një kërkesë e tillë është e qëllimshme, u shpreh dje Stavri Bello, sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it. I bëjmë apel MTKRS-së të jetë e kujdesshme. Nëse do të vazhdohet kështu, ne do të lajmërojmë federatat ndërkombëtare, pasi këtu kemi një shkelje të demokracisë së brendshme dhe të autonomisë së institucioneve sportive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›