E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Alibeaj: Pronat, deputeti i PD rrëzon ligjin e Qeverisë

Enkelejd Alibeaj

Ish-ministri i Drejtësisë, kundër propozimit të Halimit.

Ligji nuk është i qartë, Drejtoria e Koordinimit bëhet me urdhër të Kryeministrit, ose me 84 vota

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, del kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria për ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, relatori i këtij drafti, ish-ministri i Drejtësisë, renditi një sërë problemesh të aktit të miratuar pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave dhe së fundi nga Komisioni i Ekonomisë.
Sipas Alibeajt, në shumicën e propozimeve për ndryshime të ligjit, ato janë të paqarta. Shprehja vlera e pronës bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj kërkon sqarim. Lloji i pasurisë dhe qëllimi i përdorimit janë pjesë e standardeve ndërkombëtare të vlerësimit apo janë komponentë mbi të cilët do të përpunohen të dhëna në funksion të vlerësimit të pronës?, tha në relacionin e tij deputeti demokrat. Lidhur me amendamentin, sipas të cilit metodologjia e vlerësimit të pronës përcaktohet me vendim qeverie, Alibeaj tha se ka sens që metodologjia të përcaktohet në vendim të Këshillit të Ministrave. Tek e fundit, ajo disponon aktivitetet e nevojshme për zhvillimin e një projekti. Kriteret janë çështje që vetë projektligji ka tentuar ti shterojë duke dhënë për shembull indikatorët si vlerë tregu, lloj prone, kategorizim prone, qëllim përdorimi. Nuk kuptohet se çfarë është dashur të thuhet më tepër me VKM. Një tjetër shqetësim i ish-ministrit të Drejtësisë është propozimi i miratuar në qeveri për ngritjen e një Drejtorie Koordinimi të Procesit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila, ndër të tjera, jep mendime të specializuara për çdo akt që rregullon çështje që lidhen me të drejtën e pronësisë. Sipas Alibeajt, kjo mund të bëhet ose me urdhër të Kryeministrit, ose me një shumicë të cilësuar. Bazuar në këtë zgjidhje ligjore, është e nevojshme të sqarohet se përse nuk optohet (opsion, përzgjedhje) për ngritjen e një bukli të tillë strukturor brenda Ministrisë, me propozim të ministrit dhe urdhër të Kryeministrit, proces i cili do të ishte më i shpejtë, më fleksibël dhe për të ardhmen, e që do të pasohej edhe me miratimin e organikës përkatëse, sesa rregullimi në nivel ligjor. Së dyti, ligji 9000, që parashikon tërësisht instrumentet e arritjes së atij qëllimi të nenit 4 që projektligji mbart, është i tillë që miratohet me shumicë të cilësuar. Ndërkohë, projektligji i prezantuar nuk është i tillë, thotë Alibeaj.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Komisioni i Ligjeve

Elona Syla (Ministria e Drejtësisë): Qëllimi i kësaj nisme ligjore është me qëllim që të krijohet një hartë unike e vlerës të tokës, e cila duhet të reflektojë në mënyrë reale vlerën e tregut duke garantuar në këtë mënyrë sa më efektive të drejtat e pronësisë dhe kompensimit të pronarëve. Kjo nismë merret në kuadër të zgjidhjes së problematikave. 3 janë risitë kryesore, ku adresohen problematikat e hasura me metodikën e vjetër të miratuar nga Kuvendi në 2005 si rezultat i të cilës u krijua një hartë vlere që ka caktuar çmimet të cilat nuk përputhen me ato që tregu orienton duke sjellë një çmim të diferencuar. Së dyti projektligji synon të adresojë koordinimin e punës së institucioneve. Ngritja e kësaj strukture do lehtësojë procesin vendimmarrës. Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës që ky ligj ishte përcjellë për miratim në Këshillin e Ministrave, ka përgatitur një strategji ndërsektorale në fushën e të drejtave të pronësisë dhe në kuadër të analizimit të problematikës dhe çështjeve që janë trajtuar aty, ky draft, që i është nënshtruar një konsultimi të gjerë me faktorë ndërkombëtarë dhe grupe interesi të caktuara, ka parashikuar që përfundimi i procesit të kthimit, kompensimit dhe shqyrtimit të kërkesave të jetë në një kohë më të gjatë dhe kërkojmë që ky afat, nga 30.4.2013 të bëhet 30.4.2014.
Enkelejd Alibeaj: Shprehja vlera e pronës bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj kërkon sqarim. Lloji i pasurisë dhe qëllimi i përdorimit janë pjesë e standardeve ndërkombëtare të vlerësimit apo janë komponentë mbi të cilët do të përpunohen të dhëna në funksion të vlerësimit të pronës? Në pikën 3, thuhet se çështjet e bashkëpunimit do të rregullohen më vonë me VKM, por ajo çfarë është esenciale është fakti që këto institucione më së paku duhet të japin informacion zyrtar për këtë drejtori, porse një parashikim i tillë duhet të gjendet në ligj para se të detajohet në VKM. Një gjë e tillë mungon në këtë ligj apo edhe në ligjet sektoriale respektive. Në relacion shkohet deri atje sa kësaj drejtorie i jepet edhe pozicion drejtues përkarshi institucioneve të tjera.
Shega Ligori: Pasi dëgjova relatimin e Alibeajt, kam të njëjtat mendime me të për të gjitha ato defekte dhe problematika të këtij projekti të sjellë nga qeveria. Qeveria është në konflikt interesi, pasi do të vendosë çmimin dhe do ta përcaktojë atë. Pse kjo mënyrë ndryshimi ligjor nga qeveria te Parlamenti? Ju propozuat një shtesë të afatit, sa kërkesa ka shqyrtuar Agjencia, sa ka pa shqyrtuar? Cilat janë elementet që pengojnë krijimin e fondit të kompensimit fizik të pronës? Për atë superdrejtorinë që krijohet, unë jam kundër, njësoj me Alibeajn.
Elona Syla: Në vitin 2004, kur u miratua ligji, anëtarët e Komitetit të Kthimit të Pronave zgjidheshin nga Parlamenti e, për rrjedhojë, kishte varësi nga Parlamenti dhe vetë akti i përcaktimit të metodikës i atribuohej Parlamentit. Në kushtet kur ky ligj u ndryshua dhe tashmë institucioni i ngarkuar për kthimin dhe kompensimin e pronave ndryshoi varësinë nga Parlamenti te qeveria, edhe vetë akti nënligjor përkatës, përfshi këtu metodikën, nuk ka sens të mos miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sa i përket fondit të kompensimit, nga të dhënat e AKKP-së janë vënë në dispozicion të saj, por që janë në proces verifikimi rreth 17 mijë hektarë tokë bujqësore dhe objekte të ndryshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë 2011-s janë dhënë gjithsej 1506 vendime, nga të cilat 1160 i përkasin Drejtorisë së Kthimit të Pronave dhe 346 të tjera Drejtorisë së Kompensimit. Aktualisht AKKP administron 6560 kërkesa fillestare për njohje dhe kthim prone, nga të cilat një mijë kërkesa për rivendosje në afat.
Juris Avotins (këshilltar i ministrit të Drejtësisë): Ndryshimi kryesor mes metodës ekzistuese dhe metodës kadastrale të vlerësimit, është se metoda kadastrale jep një nivel saktësie rreth 5 për qind bazuar në çmimet zyrtare të tregut. Metoda ekzistuese përdor të dhëna fillestare artificiale. Mund të marr si shembull vlerësimin e tokës bujqësore në Kukës. Është rreth 25 mijë euro për hektarë, është shumë e shtrenjtë, ndoshta më e lartë se në disa vende në Belgjikë dhe Danimarkë. Ku janë këto baza të dhënash të çmimeve zyrtare të tregut? Baza e të dhënave të çmimeve zyrtare është në Zyrën e Regjistrit të Tokës, zyrtarisht sipas ligjit mbledh dhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›