Man City fiton derbin, merr lidershipin

Një gol nga kapiteni Vincent Kompany në fund të pjesës së parë, ia dhuroi Manchester Cityt fitoren minimale 1-0 ndaj rivalit të qytetit Manchester United, që i dërgon ata në krye të renditjes në Premierligë, dy xhiro para fundit.
City fitoi derbin e Manchesterit në Etihad Stadium pas së cilit ka marrë lidershipin falë golaverazhit më të mirë se Djajtë e Kuq. Duelin e dominuar nga vendasit, e vulosi Kompany i cili realizoi me kokë në minutat e lojës shtesë të pjesës së parë.
Tani, City dhe United kanë nga 83 pikë por City udhëheq falë golaverazhit më të mirë. Në dy xhirot e mbetura, City udhëton te Neëcastle United kurse pret QPR-n.
Ndërsa, United është nikoqir i Swansea City ndërsa në xhiron e fundit është mysafir i Sunderlandit.