E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona nuk përmbahet, gati firma me Garet Bejl

SPANJE- Barcelona duket shumë pranë goditjes së parë në merkato. Klubi katalanas mësohet se ka arritur një akord me Garet Bejl, për ta marrë anësorin e Totenhemit në Spanjë. 

Klubi anglez do të përfitojë 40 milionë euro nga një shitje e tillë. Bejl ka qenë një objektiv i Barçës edhe në sezonin e shkuar, por kjo lëvizje nuk u bë dot realitet. Spanjollët kanë mundur kështu konkurrencën e Çelsit dhe Mançester Sitit, ndërsa lojtari, sipas “Marca-s”, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
(m.a/a.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›