E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, superobjektivanë merkato,por “plas”çështja Tevez

ANGLI- Triumfi në Kupën e Mbretëreshës, pas fitores 1-0 me Stouk, ka hapur një cikël të ri për Mançester Sitin, që i ka hequr veten epitetin humbës. Por, në prag të merkatos së verës, sheikët arabë të këtij klubi duan të një ekip që të mund të luftojë edhe në Evropë. Ibrahimoviç, Drogba, Fabregas, Kaka e Sançez janë objektivat kryesorë të klubit anglez. “Kemi nevojë për futbollistë që të mund të luajnë në Champions League”, deklaroi trajneri Roberto Mançini. Ai u shpreh i bindur se Siti do të arrijë të fitojë titullin brenda një ose dy vjetësh, ndërsa çështja më e madhe për t’u zgjidhur është ajo e Karlos Tevez. Sulmuesi argjentinas kërkohet me ngulm nga Interi, ndërkohë që pas finales ndaj Stouk, ai ka deklaruar se nuk ka probleme për Mançinin, por ka mundësi të largohet për shkak të familjes. Gruaja dhe dy fëmijët e tij jetojnë në Argjentinë dhe nuk pranojnë të shkojnë në Mançester, ndërkohë që Italia apo Spanja duken dy destinacione më të pëlqyeshme për to. Situata ka trembur jo pak drejtuesit e klubit, që i kanë dhënë Tevezit dy javë kohë për të vendosur në lidhje me të ardhmen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›