E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, nëse fitonChampions mund tëlërë Mançesterin

ANGLI- Me fitimin e titullit të 12-të në stolin e Mançesterit, Aleks Ferguson ka hyrë në legjendë si trajneri më fitues në historinë e futbollit. Skocezi është 69 vjeç dhe drejton prej 25 vjetësh “Djajtë e Kuq”, me të cilët ka fituar në total 36 trofe, ndër ta edhe dy Liga Kampionesh. Por, kur mbeten edhe 12 ditë nga finalja e Uemblit kundër Barcelonës, mediat në Angli shkruajnë se në rast fitoreje, Ferguson do ta lërë drejtimin e Mançesterit për të marrë atë të kombëtares olimpike të Anglisë. Një hipotezë që duket mëse e besueshme duke parë se skocezi kishte deklaruar në fillimet e karrierës së tij te Junajtid se dëshironte që një ditë të thyente rekordin e Liverpulit për numrin e titujve të fituar në Angli. Nga e shtuna, ky rekord është thyer, ndërsa Ferguson është tashmë një mit për tifozët e Junajtid. “Kur e kam thënë këtë, nuk e mendoja as vetë, por tani është një realitet, - deklaroi trajneri i “Djajve të Kuq”. Mançester Junajtid është si një familje dhe e di që njerëzit dëshirojnë që unë të qëndroj pjesë e klubit edhe pas tërheqjes, Shumë persona më kërkojnë të qëndroj në rolin e një ambasadori të klubit. Por, nëse do të kërkojnë mendimin për pasuesin do ta jap, veçse unë nuk do të qëndroj të bëj trajnerin pas kuintave”. Mançesteri do të zhvillojë më 28 maj finalen e “Uemblit” kundër Barcelonës, në një ndeshje epike, që vendos përballë dy prej skuadrave më të mira të botës për momentin. “Djajtë e Kuq”, ashtu si edhe katalanasit, kanë fituar 3 Liga Kampionesh deri më tani.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ferguson, nëse fiton Champions mund të lërë Mançesterin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›