E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Rrezik të hiqetregjimi pa viza përBallkanin perëndimor

BRUKSEL-Autoritetet e vendeve të Ballkanit Prerëndimor duhet të bëjnë më shumë në luftën për parandalimin e krimit ndërkufitar nëse duan të ruajnë regjimin pa viza me Bashkimin Europian, apelon eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

Eurodeputetja njofton se që nga momenti qe hyri ne fuqi heqja e regjimit të vizave për Maqedoninë, Serbinë, Maline Zi, Bosnjën dhe Shqipërinë, grupe kriminale kanë përfituar nga situata dhe kanë trafikuar njerëz në kufi.

"Nuk ka mbetur shumë kohë për të përmirësuar situatën. Është shumë reale që në muajin Qershor Këshilli Europian mund të heqë regjimin pa viza”, tha Fajon në një intervistë për serben Dnevnik.
Fajon më tej argumentoi se urdhëron në mënyrë urgjente që vendet anëtarë të BE të rritin fuqinë e kontrolleve në kufij sic po verpon Franca, Italia dhe Danimarka.
Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë pa regjim vizash në zonën Schengen që në vitin 2009. Ndërkohë Shqipëria dhe Bosnja e fituan këtë të drejtë vetëm në vitin 2010.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›