Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit

Tiranë, 7 Janar NOA Deri në orën 19.00 të mbrëmjes së sotme në rajonin verior janë evakuuar 3407 persona kurse konstatohen 2080 shtëpi të përmbytura dhe toka nën ujë, 9150 hektarë. Të dhënat e fundit, i publikoi sonte institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër i cili tha se po koordinon me strukturat qendrore dhe komitetin e posaçëm për përmbytjet për të përballuar çdo situatë eventuale.
Ndërkohë, Prefektura e Shkodrës, njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492. Në këtë numër ju mund të depozitoni kontributet tuaja për tu ardhur në ndihmë familjeve të zonave të përmbytura r Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuuar Shtëpi të përmbytura 1 Bashkia Shkodër 230 ha 83 320 2 Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187 3 Komuna Ana Malit 1170 ha 200 170 4 Komuna Velipojë 2000 ha 25 50 5 Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65 6 Komuna Guri Zi 250 ha 689 200 7 Komuna Bushat 1300 ha 50 80 8 Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha 10 8 Gjithsej 9150 ha 3407 persona 2080 shtëpi