KESH: Situata HEC-et në kaskadën e Drinit dhe Ulzës

KESH nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka publikuar të dhëna për HEC-et në Kaskadën e Drinit dhe Ulzës.
Sipas KESH deri në orën 09:00, Fierza ka një kuotë prej 292.53 m m, ndërkohë që kuota maksimale është 263 m. Prurjet e Fierzës janë 1200 m3/sek . Derdhja e ujit në këtë HEC është 1116 m3/s .
Në Koman ka një kuotë prej 172.85 m, ndërkohë që kuota maksimale është 175.00. Prurjet e Komanit janë 530 m3/sek. Derdhja e ujit në këtë HEC është 1960 m3/s .
Në Vaun e Dejës ka një kuotë prej 74.84, ndërsa kuota maksimale është 76.00. Prurjet e Vaut të Dejës janë 230 m3/sek. Derdhja e ujit në këtë HEC është 2300 m3/s.
Ndërsa në Ulëz e Shkopet ka një kuotë prej 128.80 m ndërkohë kuota maksimale është 127.85. Prurjet e Ulëzës dhe Shkopetit janë 220 m3/sek. Derdhja e ujit në këtë HEC-et e Shkopetit e Ulëzës është respektivisht 200 e 300 m3/sek.