E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku vijon të humbasë pikë

Edhe përgjatë ditës së djeshme leku ka vijuar që të humbasë pikë sërish ndaj euros dhe dollarit amerikan. Ditën e djeshme një euro është shkëmbyer me 137.99 lekë, duke u kuotuar kështu me 0.03 lekë më shumë se një ditë më parë. Por ka arritur të rifitojë disa pikë ndaj dollarit amerikan, i cili prej një jave ka filluar që të fitojë terren ndaj monedhës sonë kombëtare. Ditën e djeshme në pika e këmbimit valutor një dollar amerikan është shkëmbyer me 96.12 lekë,

duke u kuotuar me 0.07 lekë më shumë se në fillim javë. Edhe pse ekspertë e kishin parashikuar një ngritje të dollarit, i cili është lidhur edhe me rimëkëmbjen ekonomike të botës pas përfshirjes nga kriza financiare, ata sërish patën parashikuar që kjo të ndodhte në fillim të vitit 2010, duke pretenduar që në këto momente të ishte leku ai që do të fitonte pikë. Megjithatë forcimi i dollarit amerikan dëshmon se ekonomia botërore është drejt daljes së plotë nga kriza ku ishte përfshirë. Edhe pse ekspertë e kishin parashikuar një ngritje të dollarit, i cili është lidhur edhe me rimëkëmbjen ekonomike të botës pas përfshirjes nga kriza financiare, ata sërish patën parashikuar që kjo të ndodhte në fillim të vitit 2010, duke pretenduar që në këto momente të ishte leku ai që do të fitonte pikë. Megjithatë forcimi i dollarit amerikan dëshmon se ekonomia botërore është drejt daljes së plotë nga kriza ku ishte përfshirë.

Last Updated on E Enjte, 07 Janar 2010 22:49

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›