E Shtunë, 31 Tetor 2026

MBUMK: Ja si ndryshuan çmimet e fruta-perimeve në fundvit

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në fund viti është bërë një traditë në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. ka publikuar luhatjen e çmimeve përgjatë festave të fundvitit. Sipas saj nga 28 deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar, në krahasim me disa ditë më parë çmimet e shitjes me pakicë të artikujve perime, fruta, fasule dhe patate pësuan një rritje të ndjeshme, theksojnë statistikat e Ministrisë së Bujqësisë. Kështu nga 37 artikuj

të krahasueshëm që gjenden në treg, 30 prej tyre patën rritje çmimi dhe vetëm 7 artikuj të tjerë patën ulje çmimi. Nga 19 artikuj qe ka tregu 17 prej tyre kishin rritje çmimi që variojnë nga 2 deri ne 33 lekë për kilogram. Kështu rritje kishte barbunja me 33 lekë për kilogram, trangulli e lule lakra me 32 lekë për kilogram, hudhra e njome e kungulli me 20 lekë për kilogram, patëllxhani me 18 lekë për kilogram, speci Kapi me 16 kilogram, speci verdhe me 11 lekë, domatja cilësi e parë e qepa e njomë me 9 lekë. Ulje kishin vetëm 2 artikuj si speci gogozhar me 33 lekë dhe spinaqi me 11 lekë. Fasulja kokërr vogël kishte ulje me 4 lekë, fasulja pati rritje çmimi me 10 lekë ndërsa patatja rritje me 2 lekë. Nga 15 artikuj që ka tregu, 11 prej tyre patën rritje çmimi si ananasi me 26 lekë, shalqiri me 25 lekë, gështenja me 16 lekë, rrushi me 13 lekë, dardha me 8 lekë etj. Ulje patën 4 artikuj si kumbulla me 33 lekë, bostani me 12 lekë, portokalli me 3 lekë dhe limoni me 1 lekë. Tregtarët shprehen se rritja e çmimit ka ardhur dhe si rezultat i hyrjes së mallit të importit i cili gjithmonë është më i shtrenjtë. Ndërkohë që frutat nuk kanë pasur ndryshim në çmimin e tyre. Sipas tyre çmimet këtë vit janë rritur edhe në vendet furnitore të Shqipërisë. Një rritje e tillë e çmimeve ishte parashikuar edhe nga ana e Doganës së përgjithshme, e cila e lidhte këtë rritje me krizën financiare që kaluan shtet Ndërkohë që ka filluar të shitet edhe mbreti i darkës së Vitit të Ri gjeli i detit i cili kushton 800 lekë për kilogram. Tregtarët shprehen se ka pasur shitje megjithëse në ditët në vazhdim pritet që të rritet më shumë kërkesa. Lidhur me këtë çështje ekspertët e doganave theksuan se çmimet në tregjet shqiptare kanë pasur një luhatje të lehtë rritjeje krahasuar me vitin e kaluar, pasi aktualisht në tregun e ushqimeve mbizotërojnë produktet vendase, por dihet se tashmë këto janë drejt fundit dhe do të jetë i domosdoshëm furnizimi me mallra nga jashtë. Sipas tyre kjo rritje e çmimeve tek konsumatori shqiptar do të ndihet edhe më shumë, pasi në Shqipëri mallrat e importit kalojnë nga tregjet e shumicës në ato të pakicës, ku tregtarët e shumicës duke pasur monopolin e tregtimit të këtyre produkteve, mund ti rrisin edhe më shumë këto çmime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›