E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e qete qytetaret refuzojne vaksinen antigrip

Tani eshte koha mjeket thirrje per berjen e vaksines Ne qarkullim nje virus i ri rikthehet edhe AH1N1

Vaksinen antigrip edhe pse gjendet ne cdo farmaci te vendit te pakte jane ata qytetare qe jane drejtuar per ta blere. Ndonese jemi zyrtarisht ne sezonin e gripit sezonal interesi per tu vaksinuar eshte i vaket. Sakaq edhe ne qendrat shendetesore mesohet se personat me te interesuar per te kryer vaksinen antigrip jane grate shtatzena dhe femijet e vegjel. Moti favorizues dhe situata e qete epidemiologjike ka qetesuar shqiptaret te cilet deri me tani refuzojne te vaksinohen nderkohe qe ne disa vende te botes po qarkullon nje shtama e nje virusi te ri AH3N2 i quajtur si Perth-like ne vende te tjera eshte rikthyer ne qarkullim gripi i derrave AH1N.

Te rrezikuarit

Nga ana tjeter strukturat e shendetesise vazhdojne te apelojne per berjen e vaksines ku sipas deklarates se pak kohe me pare te drejtorit te Politikave Shendetesore Pellumb Pipero tani eshte koha e duhur per berjen e vaksines kunder gripit sezonal. Eksperienca na ka treguar qe kjo eshte periudha me e mire per te nisur vaksinimin. Fushatat nisin ne fund te vjeshtes por per shkak te ndryshimeve klimaterike kemi hyre ne sezonin e gripit sezonal pasi qe nga momenti qe aplikohet vaksina duhet te pakten dy jave qe trupi te fitoje imunitet - eshte shprehur Pipero. Sipas tij kategorite qe rrezikohen me shume nga gripi jane femijet te moshuarit dhe te semuret kronike. Vaksina permban viruse qarkulluese A dhe B dhe eshte shume e sigurt. Nje sasi e konsiderueshme eshte edhe ne vendin tone. Autoritetet shendetesore konfirmojne se qe nga dita e hene do te nise vaksinimi edhe per bluzat e bardha. Nderkohe qe rritet numri i te prekurve nga viroza te ndryshme qe qarkullojne ne vendin tone. Statistikat deshmojne per 13 mije raste te prekur vetem ne kete jave nderkohe qe krahasuar me nje jave me pare sipas specialisteve ka nje rritje te ndjeshme. Ndonese situata epidemiologjike eshte ende e qete duhet te filloje vaksinimin ndaj gripit sezonal e kategorive me te rriskuara ku me prioritet duhet te jene femijet 6 muaj deri ne 4 vjec grate shtatzena te moshuarit te semuret kronike si ata me probleme pulmonare kardiovaskulare diabet e semundje te gjakut. Specialistet thone se kete vit qarkullon serish AH1N1.

Vaksinimi

Berja e vaksines antigrip eshte dhe nje nder keshillat kryesore qe duhet te mbajne parasysh prinderit sidomos per moshat e vogla dhe ato te medhate. Gjithashtu ju rekomandojme qe te beni kujdes qe te mos aplikohet vaksina tek ata femije te cilet kane simptoma te shfaqura te gripit pasi berja e vaksines ne kete rast nuk do te kete efekt. Nderkohe qe vaksina antigrip duhet bere gjate kesaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Per rastet kur temperatura nuk eshte shume e larte mund te jepet ndonje paracetamol por kurrsesi antibiotike pasi keta te fundit mund te ndikojne negativisht ne shtimin e semundjes. Kujdes gjithashtu prinderit duhet te bejne qe me pare te bejne viziten e femijes sapo te shfaqe simptomat dhe jo tu drejtohet farmacive per te blere ilace te cilat jane shume te demshme.

Keshilla

Kujdes qe te mos lihet i semuri ne ambiente kolektive sepse mund te kaloje gjendja edhe te pjesa tjeter qe ndodhet aty. Keshtu femijet duhen shmangur se qendruari ne vende te perbashketa ndaj duhet bere dhe izolimi i tyre. Te shmanget perdorimi i rrobave te leshta dhe ato sintetike te cilat pengojne qarkullimin e lirshem te ajrosjes. Nga ana tjeter eshte e nevojshme qe per femijet te cilet vuajne nga rruget e frymemarrjes pervecse te qendrojne ne regjim shtepie jepet dhe ilaci me ane te pikatoreve. Keshillohet tu jepet sa me shume lengje ne sasi dhe supa te ngrohta me permbajtje vitaminash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›