E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi masaker vrasin babain dhe i therin te birin

Nje ngjarje e rende eshte shenuar sot ne shtetin grek ku babai shqiptar dhe femija e tij 3 vjec jane gjetur te ekzekutuar ne nje makine. Ngjarja tronditese ka ndodhur ne Kallamata te Greqise ku 35-vjecari shqiptar eshte gjetur i ekzekutuar me nje plumb ne koke ndersa djali i tij vetem 3 vjec eshte gjetur i therur. Sipas mediave greke makina e trupat e pajete te dy shqiptareve eshte gjetur ne nje kanal nga nje banor i zones i cili ka lajmeruar menjehere policine.Policia e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje thekson se nga kqyrja e kufomave mendohet se fillimisht eshte ekzekutuar 35-vjecari dhe me pas djali i tij per te bere te mundur qe te zhduken edhe gjurmet. Nderkohe policia greke po vijon hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje tronditese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›