Sali Berisha shpall te shtunen dite zie kombetare ne nderim te Leka Zogut I
Mbledhjen e sotme te qeverise Kryeministri Berisha e nisi duke mbajtur nje fjalim per ndarjen nga jeta te Leka Zogut I. Sipas Kryeministrit vdekja e Leka Zogut eshte nje humbje e madhe per vendin. Gjithashtu Kryeministri u ndal edhe ne historine e familjes mbreterore duke e cilesuar ndalimin e kthimit te familjes mbreterore ne vend si nje veprim arbitrar te Enver Hoxhes. Dhe duke theksuar se forcat e mbreti Zog kane luftuar me trimeri kunder fashizmit nen udheheqjen e Abaz Kupit i cili luftoi deri ne vitin e fundit te luftes. Sa i perket Leka Zogut I Berisha tha se ai u rrit me nje dashuri te madhe per kombin. Kryeministri gjithashtu njoftoi se dita e shtune do te jete dite zie kombetare dhe qe komisioni shteteror do te organizoje ceremonine e funeralit per pretendentin e fronit mbreteror. Funerali sipas Berishes do te jete me atributet e nje mbreti jo ne detyre.