E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furnizimi me uje te pijshem ne Tirane

Brenda muajit janar depoja e madhe e ujit ne Tirane do te hyje ne funksion duke përmirësuar ndjeshem furnizimin me uje te pijshëm ne disa lagje te Tiranes. Këtë deklarate Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Sait Dollapi e beri gjate inspektimit te punimeve te kësaj depoje. Sipas Dollapit ajo ka një kapacitet prej 20 mije metrash kub ujë.
Sipas Dollapit më anë të kësaj depoje synohet edhe largimi I depozitave te ujit nga tarracat e pallateve.
Në vitin 2009 kapaciteti akumulues ishte vetëm 62 mijë metra kub ujë ndërsa tani falë investimeve të bëra ai ka arritur në 120 mijë metra kub ose e thënë ndryshe sa ndërtimi i kapacitetit akumulues gjatë 50 viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›