E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hartimi i buxhetit 2013 me vlere 400 miliarde leke

Ministria e Financave është duke punuar aktualisht mbi plotësimin e draftbuxhetit të vitit të ardhshëm. E sigurtë është që ky buxhet do të kapë një shifër më të lartë se viti aktual, e cila mendohet të jetë rreth 400 miliardë lekë. Megjithatë, një gjë është zbuluar tashmë, se parashikimet për borxhin publik mbeten larg euforisë së qeverisë për uljen e tij.
Sikurse, autoritete të larta financiare vendase kanë deklaruar tashmë, ulja e nivelit të borxhit, në kushtet e përhapjes së një krize ekonomike në rajon e më gjërë, bëhet e vështirë. Në këto rrethana dikasteri i financave duket se ka lënë dy skenare të mundshme, që janë lënia e borxhit në nivelin aktual, prej 60 për qind apo rritja e tij në 64 për qind.

Sipas ekspertëve, lënia e dy skenarëve për parashikueshmërinë mbi borxhin, është e rrezikshme.

Megjithatë, ish zëvendësminsitri i financave, Shrefedin Shehu, vlerëson se buxheti i vitit 2013 do të jetë një buxhet të sukesshëm, dhe si i tillë nuk duhet të mbesë peng i kufirit të borxhit, por duhet të mbështesë ekonominë.

Hartimi i buxhetit 2013 pritet të përfundojë brenda viti 2012, me qëllim që fondet e tij të çlirohen në mes të muajit janar të vitit 2013.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›