E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpitë fëmijës do të kthehen në qendra komunitare

Shtëpija e Fëmijës Zyber Alluli do tu mundësojë fëmijëve më shumë privatësi dhe shërbime, pasi ata mund të jetojnë në partamente.

Sipas Ministrisë së Punës po bëhet reformimi i qendrave të fëmijës në mënyrë që ato të shndërrohen në qendra komunitare. Pra qëllimi është që aty të afrohen fëmijë në nevojë që nuk janë jetimë, ku gjatë ditës do të jenë nën kujdesin e personelit, ndërsa në mbrëmje mund të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Sipas drejtoreshës së së Politikave në Ministrinë e Punës, Denada Seferi, shpjegon se aty mund të vinë fëmijë, familjet e të cilëve kanë problem ekonomike, apo dhe ata që bien pre e dhunës dhe abuzimeve.

“Në rast se sot do të kemi një fëmijë, i cili vjen nga një familje me probleme sociale ekonomike, duke përjashtuar rastet e dhunës dhe të trafikimit, pra aty ku shihet që ambienti familjar është i mirë për t’u rikthyer fëmija, do të trajtohet ne qendrat tona vetëm me një shërbim komunitar. Ai do të marrë trajtimin ditor do të përfitojë nga një vakt, nga shërbimet e tjera të edukimit, por njëkohësisht edhe të mësimit dhe më pas do të kthehet në familjen e tij”, tha Seferi.

Aktualisht Shtëpia e Fëmijës Xyber Allulli është duke u rikonstruktuar dhe sipas Seferit do të zgjerohet numri I fëmijëve që do të streohen aty.

“Do të zgjerohet numri i fëmijëve sepse kjo do t’i japë mundësinë që shumë fëmijë të tjerë të kenë mundësinë që të marrin këtë shërbim. Në rast se një fëmijë ka mundësi të kthehet në familjen e origjinës do të kthehet atje, në rast se një fëmijë do të jetë jetim do të vijojë me të gjitha procedurat e tjera të birësimit, në rast se do të vijë një fëmijë me probleme të dhunës në familje atëherë ai do të marrë një kujdes te veçantë”,- u shpreh ajo.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata: Njerku i dhunshëm, 50 metra larg fëmijës Tiranë- Një i mitur ka kërkuar ndihmën e gjykatës, përmes...
  2. Hapet qendra islamike / Gjendet pranë Ground Zero Pas një vit polemikash, në Nju Jork është inaguruar qendra...
  3. Aktorja Sienna Miller në pritje të fëmijës së parë Sienna Miller është në pritje të fëmijës së saj të...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›