Kriza ekonomike veshtireson punen e organizatave te bamiresise

Shifrat e koheve te fundit nga Zyra e Statistikave ne Shtetet e Bashkuara tregojne se me teper se 46 milinoe amerikane jetojne ne varferi. Kjo eshte shifra me e madhe e regjistruar ndonjehere qe kur agjencia filloi te mbaje te dhena per varferine ne vitin 1959. Vec kesaj sipas studimit rreth 50 milione amerikane jetojne pa sigurime shendetesore.
Xhina Zbikovski thote se veshtiresite per gjetjen e punes ndekohe qe merr nje ndihme te vogel qe jepet per njerezit me aftesi te kufizuara nuk i ngjajne aspak enderres amerikane.
Per mua enderra amerikane do te thote te kesh shtepine tende biznesin makinen tende pra ta jetosh jeten me te gjitha te mirat e saj. Por une nuk i kam keto dhe as qe mund te enderroj qe ti kem.
I dashuri i Xhines Xhon Ohleric ka nje pune me orar te reduktuar pa sigurime shendetesoredhe ai vuan nga epilepsia.
Ilacet me recete jane teper te shtrenjta dhe mua me duhet ti marr cdo muaj. I paguaj nga xhepi ashtu si edhe per vizitat tek mjeku se nuk dua te vdes
Nje ne gjashte amerikane jetojne ne varferi si Xhina dhe Xhoni
Varferia eshte nje lufte e perditshme per te patur ushqimin e perditshem per te paguar qirane per te ushqyer femijet ose per te blere ilace
Kim Perez drejton Qendren e Burimeve Njerezore ne distriktin DuPage ne Illinoi. Qendra shperndan ndihma ushqimore per njerez si Xhina dhe Xhoni.
Njerez qe kane patur sukses me pare ne jete qe kane mbaruar shkollen jetojne tani ne varferi sepse perfitimet e papunesise u kane mbaruar dhe te them te drejten nuk ka programe te mjaftueshme federale shteterore apo lokale qe ti ndihmojne ata.
Ne kushtet kur eshte shtuar numri i njerezve qe jetojne ne varferi agjencive te ndihmave po u mbarojne burimet.
Liza Majs-Lilling punon ne Shoqaten Heartland te Sherbimeve per Kujdesin e Njerezve nje agjenci ne periferi te ikagos e cila perpiqet te parandaloje mungesen e strehimit. Ajo thote se vetem nje numer i vogel i njerezve qe kane nevoje per ndihme mund ta sigurojne ate.
Nuk kemi me aq shume fonde sa kishim me pare. Pra ndersa burimet pakesohen nevojat shtohen dhe diferenca mes tyre ne perpjestim te zhdrejte behet perhere e me e madhe.
Xhina Zbikovski e di se ndihmat qe mund te japin agjencite e ndryshme jane te kufizuara. Ajo thote se do te preferonte te kishte nje pune per te siguruar jetesen.
Shpresoj qe nje dite nuk do te kem me nevoje per ndihma Por tani per tani kjo duket e veshtire.
Xhina Zhbikovski thote se nese nuk behet dicka per te ndryshuar gjendjen e papunesise qe tani eshte mbi 9 per qind radhet e njerezve qe kerkojne ndihme do te vazhdojne te shtohen.