Shalsi: Ruli favorizoi kompaninë e kromit prokuroria të hetojë
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ngriti akuza të reja ndaj ministrit Genc Ruli, duke deklaruar se ky i fundit ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin duke favorizuar kompaninë minerare ACR, sic tha ai.
Shalsi shton se përvecse ka shkelur ligjin, Ruli, ka “toleruar edhe humbjen e jetës së minatorëve të Bulqizës në emër të përfitimeve të kompanisë ACR dhe të përfitimeve të tija personale”.
“Praktikisht me bekimin e Genc Ruli kompanisë ACR i është njohur e drejta të shfrytëzojë minierat e kromit, pa kryer asnjë prej investimeve të parashikuara në kontratë. Ndërkohë që koston e këtij korrupsioni nuk e paguan Genc Ruli, por ata dhjetëra minatorë që punojnë, plagosen e humbasin jetën në kushtet më cnjerëzore në minierat e Bulqizës”,- u shpreh Shalsi.
Duke i kërkaur Rulit shpjegime në emër të Partisë Socialiste deputeti Shalsi I bën thirrje kryeministrit Berisha dhe Prokurorisë së Përgjithshme të reagojnë për këtë rast.
“Sali Berisha të japë llogari përpara familjeve të minatorëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtij korrupsioni se c’masa do të marrë për këtë shkelje të ministrit Ruli. Dhe në fund një pyetje për Prokuroren e Përgjithshme: Cfarë tjetër duhet të bëjë një ministër në shkelje të ligjit për tu marrë i pandehur?”
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shalsi: Ruli favorizoi kompaninë e kromit prokuroria të hetojë