E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Shqipëri, Brukseli: Dialog brenda parlamentit

Situata politike ne Shqiperi dhe nevoja e zgjidhjes sa me pare te ngercit ka qene kryefjale e takimit te Këshillit Konsultativ te Stabilizim Asociimit mes Shqiperise dhe BE-se. Perfaqesusit e BE-se ne kete këshill, perfaqesusi i presidences spanjolle Lopez Garrido dhe komisioneri per zgjerimin Stefan Fule, vune theksin tek dialogu qe zhvillohet brenda ne parlament ndersa shprehen shqetësimin per situaten e krijuar.

• Spanja apel për zgjidhjen e krizës

“Keshilli vuri thekshin tek dialogu politik mes mazhorances dhe opozites qe eshte edhe prioriteti kryesore i marredhenieve me BE-ne. BE nënvizon rendesine e bashkëpunimit te te gjithe aktoreve politike per te ristabilizuar aktivitetin e nderprere parlamentar duke perfshire mazhorancen dhe opoziten sepse ne shoqerite demokratike parlamenti eshte vendi i dialogut dhe i zgjidhjes se mosmarrëveshjeve” tha Fule.

“E vërteta eshte se ekziston kjo hije e krizes se brendshme politike dhe ne jemi te shqetësuar per kete situate dhe per mungesen e gjetjes se zgjidhjes dhe perkeqesimin e gjendjes per shkak te greves se urise. Kjo nuk ndihmon shume dhe nuk eshte ajo qe presim nga nje vend i cili eshte ne stad shume te avancuar mardheniesh me BE-ne” tha Garrido.

Nderkohe zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta tha se ne Shqiperi jane te gjitha kushtet per te gjetur zgjidhje per ngercin politik brenda segmentit transparenc- kushtetute.

“Mes transparencës dhe respektimit të Kushtetutës ka një hapësirë për të gjetur një kompromis në mënyrë që të zgjidhen të gjitha cështjet e ngritura nga opozita. Shpreh keqardhje për këtë grevë urie. Kam qenë vetë në një të tillë, por unë mendoj se një grevë urie është një formë ekstreme, por nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet” tha Meta.

Ne fund si komisioneri per zgjerimin Fule ashtu edhe perfaqesuesi i presidences spanjolle Garrido, vlerësuan si shume pozitive marredheniet mes BE-se dhe Shqiperise. Komisioneri per Zgjerimin, Fule konfirmoi edhe njehere se koha e liberalizimit te vizave per shqiptaret eshte e afert ndersa shtoi se komisioni po përgatit opinionin per statusin kandidat pas dorëzimit te pyetësorit nga qeveria shqiptare.

Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›