E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet rrjeti serbo- shqiptar i trafikut të qënieve njerëzore

Arrestohet në Serbi një grup kriminal serbo-shqiptar prej nëntë anëtarësh që kanë trafikuar shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Këtë e bënë të ditur Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq duke saktësuar se në qytetet serbe Suboticë e Smederevë dhe ato të Luginës së Preshevës, Bujanoc, Konçul dhe Tërnoc të Madh është kapur ky grup kriminal i akuzuar për kalimin ilegal të kufirit serb dhe trafikut me qenie njerëzore.

Sipas përgjimeve disamujore, policia serbe thekson se është konstatuar që Sadat Uka dhe Sabahudin Arifi kanë formuar një grup kriminal për trafikun e njerëzve nga Kosova dhe Shqipëria, drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Kjo linjë kriminale ka funksionar nga fundi i vitit 2007 dhe përgjatë kufirit tokësor Serbi- Hungari, në rajonet e vendkalimeve kufitare Horgosh dhe Kelebi, ku në muaj kanë kaluar në mënyrë të paligjshme me dhjetëra emigrantë shqiptarë.

Nga tetori i vitit 2009, kur edhe filloi hetimi intensiv i këtij grupi kriminal, deri në muajin maj të viti 2010, drejt shteteve të Bashkimit Evropian janë trafikuar 100 emigrantë, thekson policia serbe duke shtuar se ky grup kriminal në bashkëpunim me grupet kriminale në Hungari, Sllovaki dhe Austri kanë përfituar qindra mijëra euro.

I gjithë ky trafikim ka funksionar përmes planit të mirëorganizuar i cili ka filluar nga Sadat Uka i cili ka marre emigrantët në rajonin e Konçulit që kryesisht ishin shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria për ti transferuar drejtë Suboticës dhe brezit kufitar me Hungarinë. Kalimi ilegal është realizuar përgjatë lumit të Tisës, aty ku dhe ndodhi ngjarja tragjike ku humbën jetën dhjetëra shqiptarë nga Kosova.

Ministri serb i policisë tha se ky aksion i kapjes së këtij grupi kriminal është përgatitur me muaj të tërë dhe dëshmitë janë mbledhur pas një bashkëpunimi aktiv me qendrën SEKI në Bukuresht, policisë austriake dhe të dhënave që janë siguruar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë.

Grupi kriminal serbo-shqiptar

1.Sadat Uka 35 vjeç nga Dumnica e poshtme e Podujevës
2.Sabahudin Arifi 24 vjeç nga Konçuli I Bujanocit
3.Sabedin Ajdini 50 vjeç nga Tërnoci I Madh
4.Ridvan Destani 40 vjeç nga Bujanoci
5.Jozhef Katona 44 vjeç nga Subotica
6.Goran Bojaniç 28 vjeç nga Sombori
7.Milan Vukeliç 36 vjeç nga Bajmoki
8.Gizela Vojniç 47 vjeç Bajmoki
9.Vesko Steviç 42 vjeç nga Smedereva

Pergatiti: Agim Popoci < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›