E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e opozitës, negociata të reja Topi- Withers- Montobio

Brenda katër ditësh presidenti Topi ka nisur përpjekjen e dytë të negociatave për të gjetur një zgjidhje për ngërcin politik në vend. Rreth orës 10:00 të paradites së sotme, në selinë e presidencës ka mbërritur ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, dhe ai spanjoll, Manuel Montobio, të cilët po zhvillojnë një takim kokë më kokë me kreun e shtetit, Bamir Topi.

• Brukseli: Dialog brenda parlamentit
• Spanja apel për zgjidhjen e krizës

Ata kanë qëndruar për rreth një orë në selinë e presidencës, ku në fokus të bisedimeve ka qenë situata politike, greva e opozitës dhe përpjekja për rivendosjen e një dialogu mes palëve. Ndërkohë një ditë më parë kreu i shtetit shqiptar deklaroi se ka gati në cdo moment një tryeze të tillë, por palët nuk kanë vullnet politik. Në ditët e fundit thirrjet për dialog dhe për zgjidhjen e ngërcit kanë ardhur edhe nga ambasadorë të tjerë në Tiranë, si kreu i KE-së Helmut Lohan, ambasadori i OSBE, Robert Bosh dhe ambasadori spanjoll, Manuel Montobio.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›