E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Tajlandë mbetet e tendosur

Forcat e armatosura në Tajlandë vazhduan edhe gjatë ditës së sotme konfrontimin me protestuesit anti-qeveritar në Bangkok dhe deri me tani, si pasojë e përleshjeve janë vrarë së paku 24 persona dhe janë lënduar mbi 200 të tjerë.

Si pasojë e dhunës që shpërtheu të shtunën pasdite, në qendër të Bangkokut janë vrarë së paku tetë persona, në momentin kur kryeministri i Tajlandës deklaroi se nuk do të lëshojë pe dhe me ushtrinë e cila u kërcënua se do të ndërmarrë aksion kundër mijëra protestuesve.

Gjatë dy ditëve të përleshjeve nëpër rrugë, ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve “këmishëkuq” janë vrarë 24 persona, që të gjithë civilë dhe janë lënduar 187 të tjerë, pasi që ushtria shpalli si “zonë të zjarrit” një lagje të Bangkokut, si rezultat i vështirësive që pati ushtria për të vënë këtë lagje nën kontroll.

Skena të luftës urbane shpërthyen të enjten e kaluar, pasi që ushtria ndërhyri për të rikthyer nën kontroll lagjet, të bllokuara nga protestuesit.

“Situata aktuale i ngjason një lufte qytetare. Nuk jam i sigurt për atë se a do të përfundojë ky konflikt”, deklaroi Jatuporn Prompan, njëri nga udhëheqësit e protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›