E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident i ri mes dy Koreve

Flota detare e Koresë së Jugut me të shtëna zjarri u ka tërhequr vërejtjen anijeve patrulluese të Koresë së Veriut, afër kufirit kontestues detar ndërmjet dy vendeve.

Në njoftimin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Koresë së Jugut u theksua se anijet e Koresë së Veriut kanë kaluar në ujërat territoriale të Koresë Jugore dhe janë kthyer prapa, pas të shtënave.

Incidenti ndodhi jo shumë larg vendit, ku një anije e marinës së Koresë Jugore është fundosur nën rrethana misterioze, më 26 mars të këtij viti.

Disa në Seul kanë dyshime se anija ishte fundosur nga një anije e Phenianit.

Por, zyrtarët e Koresë Jugore janë përmbajtur nga akuzat publike ndaj Koresë Veriore, se ka pasur rol në këtë incident.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›