Hagë/ Gjykata ndihmon Karaxhiçin me fond shtesë
Presidenti i Gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës, Partik Robinson, i ka dhënë Radovan Karaxhiçit, fonde shtesë për mbrojtjen e tij kundër akuzave për mizori gjatë luftës në Bosnjë.
Zoti Robinson tha se për këtë çështje Karaxhiçit do t'i lejohen 165 mijë euro. Procesi gjyqësor kundër ish liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, që është i akuzuar për krime të luftës dhe genocid, ka filluar në muajin tetor, por i akuzuari i kishte bojkotuar seancat duke thënë se nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për përgatitje. Parashihet që procesi do të vazhdoj më 1 mars të vitit të ardhshëm.