Obama: Jemi këtu për të vepruar, të arrihet marrëveshja
Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje liderëve botërorë gjatë fjalimit të tij të mbajtur në samitin për klimën në Kopenhagen, që të veprojnë së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje të përbashkët për të luftuar ndryshimet klimaterike, por nuk ka ofruar angazhime të reja të SHBA-së për të reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit , që disa i shohin si më të rëndësishmet për të arritur në një marrëveshje. Obama dhe lider të tjerë botëorë po përpiqen të gjejnë konsesusin për reduktimin e emetimit të karbonit, konsensus për ndihmat financiare për kombet e varfëra, për rregullimin e temperaturës globale, e për disa çështje të tjera. Në disa prej tyre është arritur progres, por ende ka mosakordim për emetimin e gazeve karbonikë dhe në monitorim. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se të gjitha vendet do të jenë "më të forta dhe më të sigurta" me marrëveshjen globale për klimën. Sipas tij, liderët botërorë duhet ta pranojnë marrëveshjen për ndryshime klimatike, edhe nëse ajo nuk është e përsosur. Në vijim,duke folur në ditën e fundit në samitin ndërkombëtar 12 ditësh në Kopenhagen, presidenti Obama kërkoi "veprim të përbashkët" për arritjen e marrëveshjes për ndryshime klimatike. Edhe pse nuk dha sqarime të hollësishme për zotimet e SHBA-së, ai tha se vendi i tij do t'i plotësojë përkushtimet e veta dhe do të vazhdojë ta ulën emetimin e gazeve, "pavarësisht asaj që do të ndodhë apo që do të arrihet në Kopenhagen" . Gjatë ditës së premte, kryeministri kinez, Ven Jibao, tha se përkushtimet e Kinës për emetim te gazeve ishin "vullnetare", por Kina është e gatshme të angazhohet në mënyrë aktive në "shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkomnbëtar".