E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në sheshin “Skënderbej” më e rënduar se kurrë

Situata në sheshin “Skënderbej” është bërë me të vërtetë e padurueshme për qytetarët e kryeqytetit. Gjendja e sheshit tashmë është edhe më keq se ç’ishte pak javë më parë. Nëse në fillim njerëzve i duhej të kalonin me vështirësi vetëm rrugën, e cila ishte tërësisht me gropa, tashmë falë kontributit të bashkisë edhe trotuaret janë bërë të pakalueshëm pasi ato janë rrethuar me rrjeta. Por punimet që është duke bërë bashkia e Tiranës, të cilat janë jashtë të gjitha kushteve mjedisore kanë rënduar edhe më shumë trafikun.
Për qytetarët kjo situatë është e papranueshme pasi atyre i duhet të bëjnë rrumbullak sheshin “Skënderbej” për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
Punimet për sheshin “Skënderbej” nisën pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha për ndërhyrje në asfaltimin e tij. Bashkia u nxitua të fillojë punimet pa marrë më parë lejen mjedisore dhe lejen e rregullt nga Ministria e Kulturës, për shkak se zona ku do kryhen punimet, është ansambël i trashëgimisë kulturore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›