Kryetarja e Kuvendit, Topalli: Opozita të shohë përtej axhendës personale të dikujt, të marrë përgjegjësitë ndaj shqiptarëve

Meta- Pirinski: Shqipëria po përparon pavarësisht kursit të ndjekur nga Edi Rama
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot në një takim ish-kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë Georgi Pirinski, duke theksuar se vendi po përjeton një dinamikë të re në historinë e tij të integrimit. “Në parlament po vijojmë të punojmë fort për miratimin sa më shpejt të të gjitha ligjeve, detyrim për heqjen e vizave dhe përshpejtim të rrugës drejt BE-së”, tha Topalli. Sipas saj, janë “kohëra, kur opozita duhet të shohë përtej axhendës personale të dikujt e të marrë rolin e vet duke kontribuar në realizimin e aspiratave të shqiptarëve”. “Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur dhe ne po bëjmë të gjitha përpjekjet përmes reformave, ligjeve dhe lobimit me vendet e BE-së për lëvizjen e lirë dhe ribashkimin në familjen evropiane”, vijoi Topalli. Gjatë takimit, dy personalitetet ndanë mendimin se Shqipëria dhe Bullgaria, dy vende ballkanike që gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, do të ngrenë në nivele edhe më të larta bashkëpunimin politik, parlamentar dhe ekonomik. “Ndaj dhe jemi optimistë se brenda vitit shqiptarët do të dalin nga izolimi e do të lëvizin pa viza në Evropë, e po ashtu, ata do të jenë së shpejti, ashtu siç janë anëtarë të NATO-s, edhe anëtarë të familjes me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta, Bashkimit Evropian”, deklaroi më tej, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Meta- Pirinski: Shqipëria po përparon pavarësisht kursit të ndjekur nga Edi Rama Kryetari i LSI z. Ilir Meta priti Anetarin e kryesise se Partise Socialiste Bullgare dhe Zv.Kryetar i Parlamentit Bullgar z.Georgi Pirinski. Meta dhe Pirinski shkembyen mendime per situaten politike ne te dy vendet dhe ne rajon. Meta u shpreh se Shqiperia po perparon drejt BE pavaresisht nga kursi politik qe ka zgjedhur lidershipi i PS. Me tej Meta dhe Pirinski diskutuan per zhvillimet ne rajon dhe nevojen per vazhdimin e perpjekjeve per bashkepunim intensiv midis gjithe vendeve te tij. Rendesi e veçante ju kushtua projekteve te medha infrastrukturore qe lidhin dy vendet, sic eshte korridori 8, per te cilin do te zhvillohet edhe nje takim i Ministrave te Transporteve ne rajonit ne Tirane ne datat 29-30 prill. Meta dhe Pirinski rane dakort per forcimin e marredhenieve midis LSI dhe Partise Socialiste Bullgare ne planin dypalesh dhe ne kuader te partise Socialiste Evropiane.
...