E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veri, Serbia i kërkon OKB-së hetim për incidentin

Qeveria serbe kërkon zyrtarisht një hetim të Kombeve të Bashkuara lidhur me incidentin e ditës së martë në Jarinjë, ku mbeten të plagosur 4 ushtarë të KFOR-it dhe 16 serbë.

Serbët në Leposaviç kanë deklaruar se do të padisin forcat e NATO-s për dhunën e ushtruar ndaj personave që u arrestuan dy ditë më parë.

Ndërkohë nga ana tjetër ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.

Sipas mediave kosovare Cooper do të përpiqet të organizojë mbajtjen e raundit të ri të bisedimeve, pas dështimit të atij të parashikuar në datat 27 dhe 28 shtator.

Më herët, SHBA dhe BE shprehën mbështetjen e tyre ndaj qeverisë së Kosovës dhe planit të saj për shtrirjen e autoritetit në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›