E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët dalin nga greva, arrihet marrëveshje

Nëntë minatorët e Bulqizës të ngujuar prej ditësh në grevë urie kanë lënë sot ambientet e grevës.

Pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes mes tyre dhe kompanisë koncensionare ACR, minatorët kanë dalë sot nga greva ndërsa do t`i rikthehen punës ditën e hënë në orën 7:00.

Lajmi për nënshkrimin e marrëveshjes është konfirmuar për “Ora Neës” nga nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Taf Koleci.

Sipas mërrëveshjes kompania ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minerë, të paguajë 22 ditët e grevës si dhe do t`iu paguajë edhe pagën e 13-të.

Ndërkohë minatorët janë tërhequr nga kërkesa e tyre për tu larguar drejtori i minierës, kërkesa e vetme e cila prej disa ditësh kishte penguar arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›