Perkeqesohet gjendja e minatoreve nis tubimi ne qender te qytetit

Përkeqësohet gjendja e minatorëve të Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm minatori Sali Alliu 46-vjeç ka lënë grevën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se Alliu do e lërë grevën përfundimisht pasi gjendja e tij sipas mjekëve është shumë e rëndë.
Ndërkaq pjesa tjetër e minatorëve sapo kanë nisur tubimin në qendër të Bulqizës.