Vlorë, tentojnë të vrasin një person, në pranga 2 vetë
VLORE-Dy shtetas kanë rënë në pranga sot nga policia ë e Vlorës pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin një 41-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës ku shtetasit Altin Aliaj 34 vjeç dhe Armando Shakaj 26 vjeç kanë qëlluar me armë 41-vjeçarin me inicialet N.Xh, por fatmirësisht ai nuk është lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e dy autorëve. Në momentin e arrestimit, 2 shtetasit udhëtonin me një automjet të vjedhur.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë me akuzën “tentativë vrasje”.
(d.b/BalkanWeb)