Imami: Janë dhënë grada të pamerituara për ushtarakët
TIRANË- Gjatë një seance dëgjimore në komisionin e sigurisë, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka pranuar se ushtarakëve i janë dhënë grada të pameritura, por ka theksuar se cdo titullar shteti duhet të bëjë balancat e nevojshme në këtë rast.
“Është e vërtetë që komisioni i gradave të gjeneralëve vendosi grada në mënyrë të paarsyeshme. Kur një komision vendos në mënyrë të paarsyeshme, cdo kryeministër, cdo ministër apo cdo titullar shtetit, në këtë rast edhe presidenti është i detyruar të bëjë balancat e nevojshme, nuk ka rrugë tjetër”, tha Imami.
Imami ka theksuar se ai në lidhje me këto emërime i beson ushtarakëve, apo Shefit të Shtabit, pasi ata kanë aftësitë e duhura për të dalluar kapacitetet e personave që do marrin tituj apo grada, dhe jo një ministër sic tha ai.
Unë në këto dy vjet vetëm në ndonjë rast flagrant, ose kur kam patur ndonjë informacion, kam ndërhyrë në cështje të drejtpërdrejta të emërimeve, gradave apo të kurseve, për shkak se ata që i njohin njerëzit, kapacitetet e personelit janë ushtarakët, nuk mund të jetë ministri, apo pjesa civile. Ka ushtarakë që kanë kryer detyra të rëndësishme, hapur ose mbuluar. Ka të tjerë që kanë kryer detyra të rëndësishme kombëtare brenda ose jashtë për të cilën ai komision gradash nuk ka informacion. Për këtë gjë, besoj në mbështetje të ligjit sepse jam konsultuar dhe më është përgatitur ky urdhër. Në plotësim të mënyrës së vlerësimit të ushtarakëve i kam besuar Shefit të Shtabit”, sqaroi Imami.
Ndërkohë lidhur me akuzat e Wikileaks, Imami deklaroi se nuk merret me letra anonime.
“Në lidhje me Wikileaks nuk dëshiroj të flas. Unë asnjëherë në jetën time nuk i gjykoj njerëzit me letra anonime as me mesazhe anonime që janë bërë të modës sot”, përfundoi kreu i ministrisë së Mbrojtjes.
(m.a/BalkanWeb)