E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshjet në veri të Kosovës, mblidhen krerët serbë në Beograd


Përleshjet e ndodhura sot në veri të Mitrovicës, mes KFOR-it dhe banorëve serbë kanë bërë që të mblidhen në Beograd krerët më të lartë të shtetit.
 

Agjensia serbe e lajmeve Beta thekson se presidenti i ri Nikoliç është takur sot me kryeministrin në ikje Cvetkoviç, Ministrin e Mbrojtjes në largim Dragan Shutanovac, ministren e drejtësisë Snezana Maloviç dhe Ministri për Kosovën Goran Bogdanoviç.
 

Sipas mediave serbe takimi është zhvillur në orën 12:30 por nuk është dhënë asnjë deklaratë për mediat në lidhje me vendimet që janë marrë.
 

KFOR-i ka nisur sot largimin e barrikadave pranë Zveçanit në veri të Kosovës ku mësohet se gjatë përleshjeve janë plagosur të paktën 3 serbë dhe një ushtar i KFOR-it.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›