Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar
Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, njofton agjencia e lajmeve Kosovapress. Sipas të njëjtave burime thuhet se tashmë forcat e KFOR-it që kanë marrë në kontroll pika kufitare 1 dhe 31, I kanë bllokuar ato edhe për këmbësorët.
Ndërkohë, vazhdojnë bosedimet për largimin e barrikadave në rrugë të vendosura nga serbët, pasi ende nuk është arritur një marrëveshje.
Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, ka kërkuar nga protestuesit që kanë vënë barrikada se nëse KFOR-i do të fillojë me forcë largimin e protestuesve, atëherë këta të fundit nuk duhet të rezistojnë, por duhet largohen vullnetarisht.
Më herët, KFOR-ri kishte vënë një ultimatum për largimin e barrikadave deri në orën 16:00.
Mediat e Kosovës, raportojnë se gjithnjë e më shumë serbë janë duke u tubuar në afërsi të Jarinjës, të cilët po qëndrojnë ulur, e disa edhe të shtrirë në rrugë.