E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, AK: Topi iu nënshtrua presionit grek

Ky regjistrim është parashikuar nga qeveria që të zhvillohet gjatë muajit tetor, ndërsa pikat e kundërshtuara fuqishëm janë ato mbi fenë dhe etninë.

“Presidenti firmosi ligjin e regjistrimit etnik te servirur nga Athina zyrtare dhe klanet antishqiptare. Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen për dekretimin e këtij ligji ne kundërshtim me standardet evropiane”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se Aleanca Kuqezi do të dërgojë padi në gjykatën kushtetuese. “Aleanca Kuqezi deklaron se kemi provat e votimit me dy duar. Aleanca Kuqezi është e vendosur se beteja kushtetuese ende vazhdon dhe do te ndërmarrë protesta ndaj kësaj politike e cila nga Berisha, Rama dhe Bamir Topi iu nënshtruan presionit grek”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-29 10:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›