“Sovraniteti dhe integriteti territorial të pacenueshëm”
29/07/2011 PS reagon lidhur me aktet vandaliste dhe kriminale në Veri të Kosovës
Qëndrimi/ Institucionet kosovare të drejta ligjore të ushtrojnë autoritetin në të gjithë territorin
Partia Socialiste reagoi dje lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Përmes një deklarate për shtyp kjo parti i cilësoi aktet e dhunës në këtë zonë si vandaliste dhe kriminale. “Partia Socialiste i ka ndjekur me shqetësim dhunën dhe tensionin e krijuar në Veriun e Kosovës. I dënojmë si të papranueshme dhe të patolerueshme aktet vandaliste dhe kriminale, vepër e individëve dhe grupeve ekstremiste, që u ka mbetur ora në një kohë dhe një ideologji për të cilën nuk ka më vend në Europën e vlerave, demokracisë dhe tolerancës ku synon të integrohet i gjithë rajoni”, - thuhet në deklaratën për shtyp të PS-së. Gjithashtu, duke iu referuar kësaj situate, selia rozë u shpreh se “mbështet plotësisht qëndrimin e njëzëshëm të të gjithë aktorëve politikë në Kosovë në lidhje me dhunën e ushtruar në Veriun e Kosovës, një qëndrim që kemi bindjen se sot gëzon mbështetjen e mbarë kombit shqiptar. Pavarësia e Kosovës është tashmë një realitet i pamohueshëm i njohur në mënyrë ligjore nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”. Madje, për PS-në “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës janë të paprekshme dhe të pacenueshme në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, prandaj është një e drejtë sovrane dhe e pamohueshme e qeverisë së Kosovës, e autoriteteve dhe institucioneve kosovare që të ushtrojnë autoritetin e tyre kushtetues e ligjor në mbarë territorin e vendit për rivendosjen e rendit publik dhe normalitetit të qëndrueshëm demokratik. Rruga e dhunës nuk mund të jetë kurrsesi mënyra për të zgjidhur problemet dhe mosmarrëveshjet në Europën e shekullit të 21-të, aq më tepër bëhet kjo e papranueshme kur dhuna është vepër e grupeve të izoluara të ekstremistëve, që nuk përfaqësojnë as interesin e shtetit të Kosovës, as interesin e rajonit tonë dhe aq më pak interesin e komunitetit serb në emër të të cilit pretendojnë se veprojnë”. Sipas kësaj force politike, perspektiva e integrimit euroatlantik dhe zgjidhja e çështjeve me interes të ndërsjellë Serbi-Kosove përmes dialogut dhe bashkëpunimit mbetet rruga e vetme që i shërben forcimit të paqes, prosperitetit, demokracisë dhe stabilitetit në rajon.
Mesazhi
Në deklaratën për shtyp të vënë në dispozicion për mediat Partia Socialiste përcolli dhe një mesazh ngushëllimi për familjen Zyberi. “Shprehim dhimbjen tonë të thellë për humbjen e jetës në krye të detyrës së efektivit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Enver Zyberi, si dhe t’i shpreh familjes dhe kolegëve të të ndjerit solidaritetin dhe mbështetjen tonë më të sinqertë”, - thuhet në deklaratë.
Njoftimi zyrtar
Presidenti dekreton ligjin për regjistrimin e popullsisë
Regjistrimi i popullsisë dhe banesave mori dje dhe aprovimin e kreut të shtetit Bamir Topi. Kështu, gjatë ditës së djeshme Presidenti Topi dekretoi një ligj të tillë, i cili u miratua më herët në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës qeverisëse. “Presidenti dekretoi shpalljen e ligjit nr. 10 442, datë 7.07.2011 «Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 ‘Për censusin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave’», i ndryshuar”, - bëhej e ditur në dekretin e firmosur nga Presidenti. Një njoftim i tillë u bë publik në faqen zyrtare të Presidencës. Ligji është shoqëruar me debate për sa i përket çështjes së vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë. Madje, Aleanca KuqeZi, duke kundërshtuar regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë, ndërmori një nismë që konsistonte në mbledhjen e 20 mijë firmave për të mos lejuar një regjistrim të tillë. Ndërkohë që ka paralajmëruar ankimimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Brukselit. Kreu i kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu, deklaroi dje se formulari i ri për regjistrimin e popullsisë shihet si një servilizëm i qeverisë dhe politikës shqiptare ndaj Athinës.
Aleanca KuqeZi publikoi formularin e regjistrimit të popullsisë në Greqi, i cili nuk përmban pyetjet mbi etninë dhe fenë. Ndërsa u paralajmërua se në shtator-tetor do të nisin protestat kundër regjistrimit.
Anëtarësimi i forumit rinor
LRI - anëtarja më e re e Internacionales së Rinisë Socialiste
Lëvizja Rinore për Integrim është zyrtarisht anëtare e Internacionales së Rinisë Socialiste. Kështu, në Këshillin Botëror të Internacionales së Rinisë Socialiste, i cili po zhvillohet në datat 25-31 korrik në Aterse të Austrisë, në seancën kryesore të Këshillit u votua në unanimitet nga të gjithë organizatat pjesëmarrëse për anëtarësimin e Lëvizjes Rinore për Integrim në organizatën ndërkombëtare rinore më të rëndësishme të spektrit politik të socialdemokracisë. Vendimi i lidershipit të IUSY-së dhe organizatave simotra nga e gjithë bota për anëtarësimin e LRI-së ishte rezultat i një vlerësimi maksimal nga IUSY-ja për rolin aktiv të LRI-së në vendimmarrjen politike, në hartimin e politikave rinore dhe marrjen e një sërë iniciativave për trajtimin e çështjeve sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore. IUSY në motivacionin e vendimit të tij theksoi se profili, aktivizmi dhe kontributi politik i LRI-së edhe në nivel rajonal apo europian në bashkëpunim me forumet rinore është një vlerë e shtuar si për Internacionalen e Rinisë Socialiste, ashtu dhe për konsolidimin e vlerave të socialdemokracisë. Lëvizja Rinore për Integrim u përfaqësua në këtë aktivitet me një delegacion prej rreth 100 të rinj të kryesuar nga kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë Blerina Kazaferi. Tashmë ky forum do të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve të IUSY-së.