E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata nga zjarret, Tavo: Ndërhyrje për lirimin e rrugëve dytësore

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe strukturat përkatëse të Bashkisë Himarë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, me qëllim normalizimin e plotë të situatës së krijuar nga zjarret e një dite më parë.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo bëri të ditur se aktualisht, në lagjen “Kalto”, po punohet për hapjen dhe lirimin e akseve rrugore, për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, si dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Tavo siguroi se puna dhe ndërhyrjet në terren do të vijojnë pa ndërprerje deri në përballimin e plotë të situatës së krijuar që prej ditës së djeshme.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë menjëherë strukturat e NSHP, të cilat ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri të plotë për t’u përgjigjur, ndërsa publikoi edhe numrat e telefonit në rast nevojë për ndihmë:

+355 68 488 8091;

+355 69 581 2997.

1 nga 5

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›